E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet zyra elektorale e PS-së në Cërrik

ELBASAN - Një grup personash janë futur mbrëmjen e sotme në zyrën elektorale të PS-së në qytetin e Cërrikut, duke fyer e kërcënuar personat që ndodheshin aty. Më pas ata kanë kërcënuar aktivistët e PS-së që ndodheshin në zyrën elektorale të kësaj partie, mes të cilëve ishte edhe kreu i PS-së për Cërrikun, Tomorr Zaimi.

Sipas burimeve zyrtare të PS-së, situata është acaruar sepse personat e futur në zyrën elektorale të PS-së kanë dëmtuar të gjitha dosjet që ndodheshin aty. 

Ndërkaq sipas selisë rozë, kreu i PS-së për Cërrikun Tomorr Zaimi ka bërë denoncimin në polici për incidentin. Mësohet se përfaqësuesit e PS kanë ruajtur qetësinë për të mos evituar rritjen e përmasave të incidentit dhe për të mos shkaktuar përplasje që prishin qetësinë parazgjedhore dhe që shkaktojnë tensione të panevojshme.

(F.Popja/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›