Ministri Halimi: Reforma ne drejtësi, përfituesit kryesor qytetarët
TIRANË-"Qytetarët janë përfituesit kryesor të reformës së ndërmarrë në sistemin e drejtesisë", deklaroi sot ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.
Gjatë një komunikimi me mediat, ministri Halimi përshëndeti miratimin nga ana e Parlamentit te paketes civile, si pjesë e rendesishme e reformës në sistemin e drejtësisë.
“Qytetaret janë përfituesi më të mëdhenj të këtyre reformave. Ndryshimet e miratuara dje udhëhiqen nga interesi me i mirë, i qytetarëve, me synimi për të ofruar shërbime më të mira, më të shpejta, më efikasë për të gjithë”, theksoi ministri Halimi.
Sikurse është bërë e ditur, reforma e miratuar tashmë, do të rrisë efikasitetin e sistemit të drejtesise, do të reduktojë procedurat si dhe ulë kostot për qytetaret si në rastin e marrjes se dëshmisë së trashëgimisë etj.
Në sajë të kësaj reformë, procedura për lëshimin e dëshmisë se trashëgimisë, kalon nga gjykata tek noterit, çka do të eleminojë sorollatjet e qytetarëve nëpër gjykata, do te reduktoje koston dhe kohën e tyre.
Njëkohësisht, do të lehtësohen edhe Gjykatat nga shqyrtimi i këtyre çështjeve që janë të shumta ne numër, për rrjedhojë, Gjykatat do të mundësojnë për qytetarët, një shërbim gjyqësor më të shpejtë.
(d.b/BalkanWeb)