E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dhunoi bashkëshorten, AMP arreston punonjësin e Policisë në Tiranë

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

AMP njoftoi se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

AMP bën të ditur se, vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›