E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dhunoi bashkëshorten/ Arrestohet 31 vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar 31 vjeçarin me iniciale M.P, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

I riu u arrestua në flagrancë, ndërsa bashkëshortja e tij është pajisur menjëherë me urdhër mbrojtje.

“Lezhë/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 31-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 31 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›