E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia gjen drogë në mes të pyllit/ Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Picar në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka gjetur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Picar të Gjirokastrës bimë narkotike të cilat më pas u asgjesuan.

Blutë kanë arrestuar kryeplakun e fshatit, shtetasin me iniciale B.R 50 vjeç.

Ndaj këtij të fundit rëndojnë dy vepra penale, ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzim krimi”.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si rezultat i kontrollit të territorit, në fshatin Picar, Gjirokastër, në një zonë të pyllëzuar, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin B. R., 50 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. 

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”,  njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›