Dhunoi gruan, Gjykata lë në burg Blerim Metaliajn

Blerim Metaliaj lihet në burg nga Gjykata e Tiranës, personi qe u bë i famshëm për dhunën që ushtroi ndaj gruas së tij pikërisht në këtë Gjykatë dy ditë më parë. Prokuroria kërkoi masën burg për burrin dhunues nën akuzën e dhunës në familje. Për këtë arsye Metaliaj do të qëndrojë në burg derisa të kryhen hetimet paraprake nga organi i akuzës.
Ngjarja e të martës, ku Metaliaj goditi gruan pikërisht në sallë të gjyqit tronditi mjaft opinion public, duke qenë se u ushtrua dhunë pikërisht aty ku jepet drejtësia. Seanca normale e ciftit Metaliaj për divorc u kthye në një arenë dhune, ku burri goditi gruan me grushta duke i shkaktuar dëmtime serioze në fytyrë.
E gjithë kjo skenë e tmerrshme u zhvillua në sy të vajzës së tyre 6 vjecare. E cila në ato momente ndodhej në gjyqin ku prindërit e saj do të ndaheshin. Shkaku i kësaj ngjarje u bë një debat i fortë midis ciftit, por Blerim Metaliaj nuk arriti të përmbajë inatin. Ndërsa policia bëri të mundur menjëherë ndalimin e autorit ,duke e shoqëruar atë në ambjetet e komisariatit.