E Diel, 1 Nëntor 2026

U qëllua nga i vëllai për një copë tokë, vdes në spital Pjetër Marku

Ndërron jetë 49-vjeçari Pjetër Marku, i cili u plagos gjatë ditës së sotme nga vëllai i tij në Lezhë. Marku gjendej i shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por pavarësisht tentativës së bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë, 49 vjecari nuk ka mundur të mbijetojë ku dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.
 

Pjetër Marku u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij Gjin Marku 47-vjeç. Ngjarja e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në fshatin Piraj të Lezhës, pas një konflikti pronësie mes dy vëllezërve, që më pas ka degjeneruar dhe në përdorimin e armëve, ku mbeti i plagosur Pjetër Marku.
 

Ndërkaq 47-vjeçari Gjin Marku është shoqëruar në komisariat nga efektivët e Lezhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›