E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunoi kandidatin e FRD në Fier, arrestohet autori. Policia: Jo për motive politike

Tre ditë pas dhunimit të kandidatit për deputet të FRD në qarkun e Fierit, arrestohet edhe i dyshuari si autor i ngjarjes së rëndë. Mbrëmjen e sotme policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Eugen Çaushi, 29 vjeç, banues në Roskovec. Sipas policisë Çaushi e ka kërcënuar edhe më parë kandidatin për deputet të FRD-së, Mithat Hoxha, ndërsa nga të dhënat e para theksohet se ngjarja e ndodhur nuk ka pasur motive politike.

Incidenti u regjistrua 3 ditë më parë në Roskovec, rreth orës 23:00, ku Mithat Hoxha është sulmuar me mjete të forta nga persona të paidentifikuar. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të qytetit të Fierit, ndërsa më pas u transportua drejt Spitalit Amerikan për mjekim më të specilaizuar.

Ndërkaq bashkëshortja e zotit Hoxha, në deklaratën dhënë për mediat pretendonte se ngjarja kishte motive politike. Ajo shprehet se i shoqi që në momentin që po kandidon si deputet në këtë zonë ka marrë vazhdimisht kërcënime për jetën, madje ka bërë dhe denoncim në polici.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›