E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunoi psikologjikisht kunatën brenda ambienteve të gjykatës, arrestohet 72-vjeçari në Shkodër

Dhunoi psikologjikisht kunatën brenda ambienteve të gjykatës,

Një 72-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi brenda ambienteve të Gjykatës ka dhunuar psikologjikisht kunatën e tij.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi P. V., 72 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases R. V., 59 vjeçe., banuese në të njëjtin fshat.

Të dy këta shtetas ishin në proces gjyqësor për caktimin e urdhrit të mbrojtjes nga shtetasi P. V., në favor të 59-vjeçares, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe më parë, ndaj kunatës së tij.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, në ambientet e Gjykatës së qarkut, arrestohet autori.

Këta shtetas ishin në seancë gjyqësore me objekt caktimin e urdhrit të mbrojtjes për këtë shtetase.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin P. V., 72 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases R. V., 59 vjeçe., banuese në të njëjtin fshat.

Të dy këta shtetas ishin në proces gjyqësor për caktimin e urdhrit të mbrojtjes nga shtetasi P. V., në favor të 59-vjeçares, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe më parë, ndaj kunatës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›