E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunon gruan arrestohet nga policia

37-vjeçari Asllan Hoxha është arrestuar nga policia e Durrësit pas dhunës fizike që ka ushtruar mbi bashkëshorten e tij 34 vjeçaren Enkelejda Hoxha.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një debati të nisur mes çiftit Hoxha, prindër edhe të një fëmijë 15 muajsh.
Menjëherë pas këtij veprimi 37-vjeçari ka spërkatur me benzinë shtëpinë private në të cilën jetonin.
Policia bën me dije se 34-vjecarja, dhunohej që prej katër vitesh, dhe më herët kishte bërë disa denoncime kundrejt bashkëshortit të saj, por që nuk kishte kërkuar një urdhër mbrojtje nga gjykata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›