E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunonte gruan dhe femijet, vret veten

“Divorci nga bashkeshortja dhe braktisja nga dy femijet e mi me kane shkaktuar dhimbje, ndaj po vras veten”. Me keto fjale te shkruara ne nje leter, 41-vjecari Pavlin Gjoni ka shpjeguar arsyet e vetevrasjes se tij. Ngjarja ndodhi diten e djeshme ne fshatin Vig, Komuna Vig-Mnele ne Shkoder kur Pavlin Gjoni eshte gjetur i vdekur ne banese ndersa prane trupit te tij u gjet nje arme dhe nje leter. Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe hetimeve te para policia beri te ditur se Gjoni kishte qelluar veten ne kushte te renda te depresionit. Para se te ndermerrte aktin fatal, Gjoni kishte shkruar ne nje leter arsyet e vetevrasjes. Burime nga policia thane se para se te qellonte veten, 41-vjecari kishte derdhur lot gje e cila u konstatua nga keqyrja e letres se lamtumires se lene prej tij. Policia ka mundur te zbardhe dhe rrethanat e ketij veteflijimi. Mesohet se pak muaj me pare Gjoni ishte divorcuar nga bashkeshortja e tij e cila kishte marre me vete edhe dy femijet, vajzen 15 vjece dhe djalin 17 vjec. Shkak ishte bere dhuna qe 41-vjecari ushtronte ndaj tyre. Prej rreth dy vitesh Pavlin Gjoni konsumonte pije alkoolike dhe dhunonte gruan dehe dy femijet e tij. Kjo gje i kishte detyruar ata qe te largoheshin nga banesa duke e braktisur kryefamiljarin. Nderkohe qe Gjykata e Shkodres kishte leshuar urdhrin e mbrojtjes per ish-bashkeshorten dhe dy femijet e Gjonit. Sipas policise dhuna kishte nisur prej vitit 2011 kur Gjoni ishte kthyer nga Greqia ku kishte qendruar per rreth tre vite pa u kthyer ne banesen e tij. Me tu kthyer prane familjes ai kishte nisur te konsumonte pije alkoolike dhe shkonte ne banese ne gjendje te dehur. Per motive te dobeta ai ushtronte dhune ne menyre sistematike mbi bashkeshorten dhe dy femijet e tij te cilet me pas e braktisjen. I gjendur i vetem prej disa muaj ne banese, Gjoni kishte kaluar ne gjendje depresioni. Diten e djeshme ai ka marre nje arme zjarri te cilen e mbante pa leje ne banese, dhe pasi ka derdhur lot mbi letren e lamtumires, qelloi veten me nje plumb. Burime nga policia thane se trupi i pajete i Pavlin Gjonit u transportua ne morgun e spitalit per ekzaminime te metejshme. Per te zbardhur shkaqet e kesaj ngjarjeje, policia mori ne pyetje bashkeshorten dhe dy femijet e te ndjerit. “Familja e viktimes aktualisht ishte me urdher mbrojtje te leshuar nga Gjykata e Shkodres pas denoncimit per ushtrim dhune nga ana e Gjonit”- beri te ditur policia.

Shkaku

Pak muaj me pare Gjoni ishte divorcuar nga bashkeshortja e tij e cila kishte marre me vete edhe dy femijet, vajzen 15 vjece dhe djalin 17 vjec. Shkak ishte bere dhuna qe 41-vjecari ushtronte ndaj tyre. Prej rreth dy vitesh Pavlin Gjoni konsumonte pije alkoolike dhe dhunonte gruan dhe dy femijet e tij. Kjo gje i kishte detyruar ata qe te largoheshin nga banesa duke e braktisur kryefamiljarin. Nderkohe qe Gjykata e Shkodres kishte leshuar urdhrin e mbrojtjes per ish-bashkeshorten dhe dy femijet e Gjonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›