E Martë, 3 Nëntor 2026

Dhunuan bashkëmoshatarin e tyre, shoqërohen tre adoleshentët

Policia ka shoqëruar tre adoleshentët që dhunuan bashkëmoshatarin e tyre.

Rasti u bë publik në mediat online dhe policia thekson se “si rezultat i veprimeve, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, 3 autorët e dyshuar, të moshave 13 dhe 15 vjeç.”

Sipas policisë, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”

Ndërkaq, policia fton qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërisë “në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›