E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhunuan një shofer, AMP pezullon 3 punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra tri punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponjë” pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.

Pezullimi i 3 punonjësve të “Shqiponjës” erdhi pas ngjarjes së ndodhur më 8 maj ku pasi ndaluan një automjet me drejtues shtetasin R. Z., kaluan në konfrontim fizik, e për pasojë plagosën shoferin i cili u dërgua në Spitalin e Traumës për trajtim.

“Inspektor E. T., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor E. N., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›