Pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout përmbyllet pas 13 javësh me festën për shenjtin

Me pjesëmarrjen e mijëra pelegrinëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj, është përmbyllur pelegrinazhi 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Besimtarë të shumtë e kaluan natën në lutje pranë ambienteve të kishës, në pritje të festës së Shna Ndout, në këtë 13 qershor.
Të krishterë e mysliman thonë se kisha e Shna Ndout ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe kanë besim dhe shprese në këtë vend të shenjtë.
“Kam ardhur të lutem për fëmijët dhe familjen”
“Është mrekullibërës”
“Kam ardhur për vajzën e djalit, e cila është 7 vjeçe dhe nuk me flet”
“Kemi ardhur nga Michigan në Amerikë, shenjti na ka dhënë shumë ndihmë”, thanë disa nga besimtarët.
Për Kryeipeshkvin e Kishës Katolike Arjan Dodaj, kjo festë është një ditë e madhe për të gjithë besimtarët që kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout.
“Këtë natë kemi një bekim dhe ngushëllim të jashtëzakonshëm. Nuk ka ambient më të bukur më të paqtë. Ka kushte por ka edhe një gatishmëri të zemrës”, u shpreh Arqipeshvi Dodaj.
Kisha e Shna Ndout në Laç mbetet një prej pikave më të rëndësishme të pelegrinazhit fetar në Shqipëri, ku rituali i shenjtë i besimtarëve nis në mesin e muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti.
/rtsh.al/