E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunuesit e policit lihen në burg, 45 ditë në qeli për gjashtë personat që qëlluan shefin e krimve në Sarandë

Gjashtë të akuzuarit për dhunimin e shefit të krimeve në Komisariatin e Sarandës, Mateo Bakalli, u lanë në burg këtë të enjte nga gjykata.

Administratori i lokalit, një taksist dhe 4 rojet e sigurisë që u arrestuan për ngjarjen dolën para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, gjyqtari i çështjes, Shkëlzen Licaj vendosi “arrest në burg” për 45 ditë.

Për krimin është i shpallur në kërkim edhe një roje tjetër sigurie.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të16 gushtit, në ambientet e jashtme të një lokali në Sarandë. Sipas Policisë, rojet e sigurisë po konfliktoheshin fizikisht me disa persona të tjerë.

Shefi i Krimeve ishte duke kaluar me automjet kur ka vënë re personat duke u konfliktuar. Ai ka ndërhyrë për të ndalur përplasjen, duke u identifikuar si punonjës policie, por rojet e sigurisë kanë nisur ta godasin me grushte.

Përplasja u ndalua kur ndërhynë forcat “Shqiponja” dhe forca të tjera të policisë, të cilët shoqëruan personat e përfshirë në ngjarje.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›