Dhurata e shqiptarëvepër Berishën
Nisi operacioni për ta kthyer dhe videon Meta-Prifti në një copëz plastike për riciklim. Pas një dite pushim, pas shpalosjes së strategjisë së mbjelljes së ullinjve dhe drurëve frutorë, të cilën ia besoi ekologjistit të Qeverisë Berisha, ministrit Fatmir Mediu, kryeministri tha versionin e tij për këtë çështje: ishte e trukuar. Mjafton kaq për të shpjeguar çdo gjë e për të qetësuar elektoratin mazhoritar dhe kjo tregon se di ta bëjë mirë punën e politikanit: “Djali i të atit, pra Edi Rama, e bëri këtë gjë të paskrupullt dhe amorale”, tha, sikur fliste para një mase pa sy, veshë e mbi të gjitha pa tru, të paaftë të përpunojë të dhëna që i vijnë prej shqisave që ka falur Zoti. Përmbajtja e videos nuk ka më rëndësi, detajet e saj nuk përmenden më nga askush. Politikisht u gjend fajtori: Edi Rama, sipas Berishës, sigurisht.
Me situatën e krijuar në Tiranë u mblodh dhe opozita e bashkuar. Takimi bëhet në një nga vendet ku asnjë Tv lajmesh nuk mund të realizojë transmetim direkt, pra nga selia e G99, diku mes pallatesh që pengojnë shikimin e antenave në Dajt. Organizatorët e dinë mirë këtë, por mesa duket kërkojnë të mbajnë “profil të ulët” edhe kur deklarojnë se “Situata është shumë e rëndë në vend”. Rama, më në fund, foli me zërin e njerëzve që ndjehen në opozitë. Nëse janë gjysma, apo më shumë se gjysma e shqiptarëve, gjithë këto kohë, nuk kanë patur mundësinë të kenë zërin e tyre në tribunat politike. Por, a do të jetë kuptuar relaisht gjendja e rëndë në vend? Ku vërtetë kryeministri Berisha e bashkëpunëtorët e tij po punojnë për mbretërimin pa kufi në kohë e hapësirë? Institucionet janë anuluar, siç anulohen e do të anuloheshin kudo ku shoqëria drejtohet nga një njeri apo një grup njerëzish të një klani. Nuk është aftësia e Berishës nëse arrin të krijojë këtë situatë neodiktatoriale në pluralizëm, është paaftësia e të gjithëve ne, shtyllave të tjera të shoqërisë, të ruajmë ekuilibrat e t’i tregojmë seicilit vendin që duhet të mbajë, pa prekur lirinë e tjetrit. Pushteti pa kufi është dhurata që çdo shqiptar mbi 18 vjeç po i bën Sali Berishës. Bënë tamam kështu prindërit tanë dhe me Enverin?
(BalkanWeb)