Pëlqen filmat horrorë
E lodhur me xhirime të Viti të Ri dhe me koncerte, këngëtarja Dafina Zeqiri ka thënë në një intervistë të dhënë së fundmi se tashmë është kthyer në Kosovë, por ka paralajmëruar së viti 2011 do të jetë një vit shumë i nxehtë sa i përket sferës së saj profesionale.
Këngëtarja ka thënë se për shkak të angazhimeve të shumta që ka pasur nëpër xhirime dhe koncerte, ajo ka qenë në shumë stres, ndërkaq ka pasur edhe shumë koncerte nëpër Evropë, disa prej të cilave edhe i ka anuluar.
“Për shkak të borës më është dashur që të anuloj një koncert në Londër dhe nga ajo kohë më është dashur që të rri për pesë ditë atje”, ka thënë ajo.
Këngëtarja pak para festave kishte realizuar edhe klipin e këngës “Po m’ pëlqen” bashkë me Ledrin e grupit “Skillz” dhe ka thënë se ka qenë ajo që e ka ftuar Ledrin në këtë bashkëpunim.
“Me Ledrin njihemi moti dhe normalisht kemi pasur dëshirë që ta bëjmë një bashkëpunim dhe për këtë na kanë thënë edhe fansat. Kam qenë unë ajo që e kam ftuar atë për këtë spot”.
Dafina ka thënë se ajo e ka pasur edhe idenë për të realizuar këtë spot, pasi që qysh e vogël i kishte pëlqyer që të aktronte dhe ka pasur një dëshirë që të tregojë se di edhe të luajë.
“Ne jemi artistë dhe normalisht kam pasur dëshirë që të bëj një spot që pak a shumë ndryshon prej spoteve të tjera”, thotë Daffy.
E pyetur se a i pëlqejnë filmat horrorë që e ka realizuar këtë klip, këngëtarja ka thënë se i pëlqejnë.
“Më pëlqejnë filmat horrorë dhe për këtë kam pasur dëshirë që ta bëj një klip të këtillë”.
Në të njëjtën kohë, këngëtarja ka treguar se është duke bashkëpunuar edhe me një reper tjetër suedez, i cili ka bashkëpunuar edhe me Boby Valentino.
“Bashkëpunimi më të është e sigurt që do të ndodhë gjatë vitit 2011 dhe kemi vendosur që ta bëjmë atë. Realisht ne njihemi edhe më parë, por vetëm tani kemi vendosur që të realizojmë një bashkëpunim”.
Daffy nga ana tjetër ka treguar edhe për shkëputjen e saj nga Suedia, në të cilin vend është lindur dhe rritur. Ajo ka thënë se ndoshta ishte dashuria ajo që ka bërë që ajo të mos jetë atje gjatë gjithë kohës si më parë.
“Në fillim udhëtoja më shpesh, por mandej u dashurova dhe u zvogëluan vizitat. Tani për shkak të bashkëpunimit që ceka po e vizitoj më shpesh Suedinë, sepse dëshiroj që të futem edhe në tregun e atjeshëm”, ka thënë ajo.
Dafina ka folur edhe për bashkëpunim e saj me Shanel, ku ka thënë se për momentin është ndërprerë bashkëpunimi për shkak se producenti i njohur australian ka një kontratë më këngëtarin Akon.
“Është ëndërr e çdo këngëtari që të futet në tregun botëror. Ne e kemi provuar dhe kënga ka pasur një sukses në Kanada dhe Turqi ku edhe është lëshuar. Kemi biseduar me Krenarin për hapat e mëtutjeshëm, por për shkak të vërshimeve në Australi dhe rrëmujës atje nuk kemi pasur ndonjë kontakt të shpeshtë më ta”, ka thënë këngëtarja.
Në fund, këngëtarja ka thënë se pritet që të ketë një koncert në Tiranë dhe më 29 dhe 30 gusht do të ketë edhe koncerte në Danimarkë e Suedi. “Nuk i dihet mund të ketë edhe album gjatë 2011-ës”, ka thënë ajo.
E befasuar me thashethemet
Dafina Zeqiri, në këtë intervistë, ka folur edhe për thashethemet që kanë qarkulluar në lidhje për të dhe Krenarin. Ajo ka thënë se në momentin kur ajo ka marrë vesh për këto thashetheme ka qenë në Belgjikë bashkë me Krenarin. Ajo ka përsëritur se nuk e njeh aspak Xhulije Nurën dhe se nuk e ka takuar atë asnjëherë.
“Në atë kohë ka pasur edhe thashetheme të tjera se kinse na janë sulmuar llogaritë në Facebook, Hotmail, etj. Por, mendoj se krejt këtë e kanë bërë disa gazetarë amatorë dhe asnjë profesionistë”, ka thënë këngëtarja.