Dhuratat nje simbol i pandashem per festat e fundvitit
Festat e fundvitit dhe atmosfera e ngrohtë dhe festive që ato ofrojnë nuk mund të kuptohet pa dhuratat. Edhe për këtë vit qytetarë të shumtë të kryeqytetit i janë drejtuar butiqeve të shumta dhe argjendarive për të bërë blerjet e dhuratave për njerëzit e tyre të dashur.
Sipas manaxherëve dhe shitësve interesi për festën e Krishtlindjes ka qenë i madh, por akoma më tepër pritet që kërkesat të vijnë në rritje pasi edhe pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, ku tashmë është shndërruar në traditë këmbimii dhuratave.
Sipas një vëzhgimi që “ABC News” ka kryer në disa prej dyqaneve, në krye të preferencave qëndrojnë kryesisht bizhuteritë dhe aksesorët e ndryshëm.
Por krahas bizhuve një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe fustaneve, çantave dhe këpucëve. Ndërsa vetë qytetarët thonë se kanë bërë dhurata për Krishtlindje dhe ka nga ato të cilët janë duke menduar për një të tillë.
Por ato që gëzojnë më së tepërmi atmosferën festive padyshim që janë fëmijët, të cilët preferojnë më së tepërmi lodra të ndyshme dhe libra.