E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhurimi i dokumentave ne Akivin Qendror te Shtetit

Dhurimi i dokumentave dhe fotografive për vitin 2012 është rritur ndjeshëm në Akivin Qendror të Shtetit .

Familjarë të Ali Zotës dorëzuan 5 blloqe të shkruara nga dora e tij në zyrat e depozitimit të dokumentave.
Drejtoresha e këtij institucioni Nevila Nika pranon se familjarët e artistëve dhe shkrimtarëve janë më të disponueshëm për të sjellur dokumenta , fotografi , dorëshkrime, ku veçon disa prej familjareve si vajzën e Marije Krajes , Dhimiter Shuteriqit.

Nika lëshon alarmin se ka raste që tregtohen dokumenta të rëndësishme.
Në ligjin e arkivave ekziston një nen ku dokumentat mund te depozitohen si ne banke per nje periudhe te caktuar dhe te tërhiqen përsëri. Rast konkret i zbatimit të tij ishte , kur shkrimtari Ismail Kadare e depozitoi dorëshkrimin e “Dimrit të vetmisë së madhe”‘. Por ky shembull vlen për këdo që dëshiron që të ruajë dokumenta në mënyrë të sigurt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›