E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE Me 21 Dhjetor nis rishikimi i kontrates se shperndarjes se energjise

Enti Rregullator i Energjisë do të nisë më datë 21 Dhjetor procedurat për rishikimin e kontratës së shpërndarjes të energjisë elektrike. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se, kompania private e shpërndarjes së energjisë elektrike ka dorëzuar pranë ERE pretendimet e saj për kontratën e energjisë. Bordi i komisionerëve të Entit Rregullator do të shqyrtojë ankesat dhe pretendimet e kompanisë “CEZ Shpërndarje” deri ditën e enjte të kësaj jave, dhe një ditë më pas do të fillojnë procedurat e rishikimit të kontratës dhe konfirmimit ose jo të kompanisë që do të operojë në tregun shqiptar të energjisë.

Sot, Enti Rregullator i Energjisë ka kërkuar bllokimin e llogarive bankare të kompanisë private deri në vlerën prej 430 milionë lekë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që vlerësoi si të drejtë gjobën e vendosur për mosrealizim të planit të investimeve dhe uljes së humbjeve në rrjet.
Në një reagim për mediat, kompania “CEZ Shpërndarje” bën të ditur se, vonesat në zëvendësimin e linjave të shkëputura për shkak të motit të keq dhe transformatorëve vijnë për arsye të vështirësive financiare dhe bllokimit të aseteve të kompanisë në të gjitha bankat tregtare në një vlerë prej 430 milionë lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›