Dhuroi 40 £ për organizatën bamirëse që ndihmonte Ukrainën, 33-vjeçarja ruse dënohet me 12 vite burg për tradhti

Një grua është burgosur në Rusi për 12 vjet pasi dha 40 £ për një bamirësi që mbështet Ukrainën.
Shtetasja amerikano-ruse Ksenia Karelina u akuzua për tradhti pasi hetuesit kontrolluan telefonin e saj celular dhe gjetën një donacion prej 40 £ për Razom, një organizatë bamirëse që ofron ndihmë për Ukrainën.
Ksenia Karelina u arrestua në Yekaterinburg në shkurt, ndërsa këtë të enjte gjykata ruse vendosi ta dënojë me 12 vite burg. Sipas mediave ruse, 33-vjeçarja e pranoi akuzën në një gjyq që u zhvillua me dyer të mbyllura.
Karelina u transferua në SHBA në vitin 2012 dhe u bë shtetase në vitin 2021. Ajo ishte kthyer në Rusi për të vizituar familjen në fillim të vitit kur u arrestua
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) pretendoi se donacioni ishte “përdorur për të blerë pajisje taktike mjekësore, pajisje, armë dhe municione për forcat e armatosura të Ukrainës”.
Organizata bamirëse ka mohuar se ofron ndonjë mbështetje ushtarake për Kievin.
/rtsh.al/