Di Kaprio rikthehet me Maskën e Hekurt
Nuk është turp të hash picë, por Leonardo Di Caprio duket se nuk e mendon kështu, pasi aktori i famshëm hollivudian u pa në Venecia duke ngrënë i fshehur pas një maske.
Protagonisti i Titanic kishte zgjedhur maskimin edhe për të mos u shqetësuar nga turistët në rrugët e qytetit italian.
Leonardo Di Caprio ka promovuar filmin e tij më të fundit The Great Gatsby në Festivalin e Filmit në Kanë. Më pas, kaloi disa kohë në Monako dhe Ibiza para se të udhëtonte për në Venecia.



