Madonna e tepron me Botox-in
Një nga pjesmarrëset e evenimentit bamirës në stadiumin e Londrës, ku u zhvillua koncerti “The sound of change”, ishte edhe këngëtarja e muzikës pop, Madonna.
Por në këtë pjesëmarrje të saj të gjithë të pranishmit nuk u fokusuan te muzika apo fjalimi që mbajti për mbështetjen e grave dhe fëmijëve në botë, por tek ndërhyrja më e re që ka bërë.
Mediat shkruajnë se ishte fare i dukshëm ndryshimi në portretin e mbretëreshës së popit, madje ata e ironizojnë për përdorimin e botox-it.
Pamja e Madonnës flet më shumë se fjalët.





