Diabeti, nje semundje qe vjen nga kequshqyerja
Tre milione persona jane me diabet, ndersa tre milione te tjere nuk jane ne dijeni qe vuajne nga kjo semundje. Ky eshte alarmi i Agjencise Nderkombetare per Parandalimin e Diabetit. Cdo dy sekonda ne bote shfaqet nje rast i ri. Kjo eshte risia e fundit e diabetit te tipit 2 qe ka pushtuar token, cilesuar ndryshe edhe si semundja e pleqerise (por qe ne pjesen me te madhe te rasteve prek 30-vjecaret). Ne vitin 2007, numri i diabetikeve arriti ne 246 milione, ndersa ne 2025-en eshte parashikuar qe kjo shifer te arrije ne 380 milione. Por nese llogariten prediabetiket (shenjat e para me glicemi ne pamje normale), vetem ne vitin 2007 numri i tyre arrinte ne 555 milione, ndersa ne 2025-en ai do te shkoje 789 milione. Kjo po qe eshte nje epidemi e vertete. Zakonisht kur flasim per diabetin te gjithe jemi te prirur te mendojme, se kjo anomali vjen si pasoje e mbipeshes. Cdo vit nga kjo semundje vdesin plot kater milione persona. Ne fakt, kjo patologji nuk perfshin vetem vendet e pasura, por edhe ato ne zhvillim, vecanerisht "vendet e reja te pasura", sic jane Kina, India, Rusia, Brazili. Dieta mesdhetare, qe eshte edhe strategjia e duhur parandaluese, duket sikur eshte "braktisur" nga te gjithe. Njerezit jane te shendoshe sot, e diabetike neser, edhe pse shpesh ushqimet diabetike kushtojne shume me pak se ato "mbrojtese". Kujt duhet t'i trembet njeriu: termeteve, lufterave apo semundjeve infektive? Njeriu i mijevjecarit te trete duhet te frikesohet nga zjarri dhe diabeti. Keto jane dy "bombat" qe mund te bllokojne zhvillimin ekonomik, te varrosin bilancet, te nxisin luftera te reja klasash: varfanjake te uritur, pasanike te semure. Ne kete rast, fjala e duhur do te ishte parandalimi drastik, por mesa duket media nuk eshte shume e vemendshme ndaj ketij fakti. Kanceri, infarktet dhe Sida jane semundjet qe terheqin me shume vemendjen e saj. Nje tjeter disavantazh mbi kete ceshtje eshte edhe shkollimi jo i mjaftueshem i njerezve, pra mungesa e informacioneve te shumta mbi shendetin dhe ushqimet qe duhen perdorur, si per shembull: orizi eshte me diabetik se makaronat, apo qe yndyrat e hidrogjenizuara jane me diabetike se vaji ose gjalpi.
Sa vete e dine kete gje? Shume pak, nese kemi parasysh edhe grafikun zbrites te njerezve qe me kalimin e viteve kane nje pankreas i cili nuk arrin me te prodhoje sasine e duhur te insulines. Dhe pas kesaj c'ndodh? Nese sasia e insulines qe prodhon pankreasi nuk mjafton, atehere ajo duhet injektuar. Per kete problem nuk ekzistojne kura alternative. Pra eshte e udhes qe cdo njeri te kujdeset per veten, te mos abuzoje me ushqimin apo pijet alkoolike. Nese perpiqeni sadopak, me kalimin e viteve do te shihni permiresime dhe jo perkeqesime, vecanerisht nje kujdes te vecante duhet te tregoni per zemren. Gjithashtu, nje regjim i rregullt ne te ngrene dhe nje ushqim i fresket e i pasur me vitamina ndihmon ne mireqenien e nje individi. Nje ne tre femije eshte obez dhe rrezikon te semuret me diabet kur te rritet. Kjo perqindje eshte rritur ne krahasim me 20 vjet me pare, ku nje ne dhjete femije ishte obez. Kesaj perqindjeje i shtohen edhe femijet qe kane vuajtur me pare nga mbipesha dhe jane prekur nga diabeti i tipit 1 (13-14 mije).
Ne pjesen me te madhe te rasteve behet fjale per diabetin e tipit 1. "Deri tani, te femijet e vegjel jane diagnostikuar thuajse 100 raste te diabetit te tipit 2, atij qe lidhet ngushte me obezitetin". Nje vemendje e vecante i duhet kushtuar edhe stilit te gabuar te jeteses. Ja disa keshilla kunder diabetit: te ecni sa me shume, per shembull duke shkuar me kembe ne shkolle; duke ngrene ne menyre te shendetshme e duke pire sa me pak lengje frutash te konservuara, pasi ato kane shume sheqer; duke qendruar ulur sa me pak para televizorit, kompjuterit apo video-lojerave; duke bere aktivitet te rregullt fizik dhe duke fjetur sa me shume. Gjithashtu edhe nje keshille te fundit: duhet te hani medoemos mengjes. Keto keshilla jane te vlefshme edhe per te moshuarit dhe me kryesorja eshte qe duhet t'u nenshtroheni here pas here kontrolleve mjekesore: per obezet cdo vit, ndersa per njerezit normale cdo 3 vjet.