Mimoza Ahmeti respekton miqte, qe i vijne nga jashte
Pergjithesisht stina e veres e gjen ne apartamentin e saj ne Himare, ku preferon te qendroje per nje kohe te gjate. Aty shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka ne dispozicion kohen e mjaftueshme dhe frymezimin e duhur, jo vetem per pasionet e saj profesionale, sic eshte arti, por edhe per pasionet argetuese sic jane noti dhe joga. Megjithate ditet e fundit te korrikut, Moza ndodhet ende ne Tirane. Ndoshta per pushimet do te mendoje pak me vone, te pakten pasi te percjelle edhe miqte, qe i vijne nga jashte. Poetja dhe bashkeshorti i saj jane fotografuar nga paparazzi yne vetem dy nete me pare, ndersa kane qene ne shoqerine e nje miku te perbashket. Nuk dime nese ata kane biseduar per artin dhe letersine, por gjate gjithe mbremjes cifti ka komunikuar ne anglisht dhe Mimoza dukej shume e dhene pas diskutimit.