E Hënë, 2 Nëntor 2026

Diabeti, sëmundja “e heshtur”/ Mjekët: 3 në 10 pacientë kanë vështirësi në vendin e punës

Shumë persona me diabet në Shqipëri kanë vështirësi në vendin e punës, aq sa shpesh detyrohen ta fshehin sëmundjen. Shkak për këtë sipas mjekëve endokrinolog është stigma.

“Shpesh na thuhet mos me jepni raport, recete, se nuk dua qe ne vendin e punes ta dine qe jam me diabet …

3 në 10 persona me diabet mendohet se kanë vështirësi në vendin e punës.”

Stresi sipas mjekëve tek këta persona përkeqëson sëmundjen. Në nje kohë që 7 nga 10 persona me diabet janë në moshë pune në muajin e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje  mjekët  apelojnë.

“Çdo lloj agaresini stersi ngre kortizolin dhe disa hormone që rrit nivelin e sheqerit një person me diabet që mund të ketë mungesë në prodhimin e insulinës ose prodhim jo të mjaftueshëm insuline nuk e përballon këtë rritje glicemie”.

Nga oborri i Parlamentit shoqata e personave me diabet ngriti dhe një tjetër shqetësim.

“Kur vjen puna për patenten kur janë 10 vjeçare duhet që çdo 2 -3 vjet të dalin të ripërtërijë patentën, shpenzim e panevojshëm se është një numër më i madh i tyre që nuk kanë ndërlikime, diabetikët shkaktar aksidentesh janë numër shumë më i vogel se sa të pirëtdhe droguarit”.

Me ndryshimin e mënyrës së të jetuarit shifrat e të sëmurëve me diabet janë rritur dhe në vendin tonë.  Rreth 10 % e popullsisë së rritur vuan nga diabeti./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›