Dialog? Pse jo

Dialog? Po. Por më parë të hapin kutinë e mbyllur të të dhënave reale e të realitetit të plagëve të ekonomisë, duke filluar nga tuneli i Kalimashit, shifrat faktike të shpenzuara deri tani, sasinë e dëmit të shtuar nga shembja, parashikimin fundor të kostos së rrugës dhe, padyshim, nisja e hetimeve për të me një shprehje të qartë vullneti
Nga Edi Rama* (Foto: NOA/LSA) Kryetar i PS Kur një vit po ikën dhe një tjetër po vjen ne jemi në protestë, jo në festë. Dyqanet e mbytura në listat e borxheve kanë më pak blerës se asnjëherë në fund viti qëkur smbahet mend. Në vend se ti gëzoheshin festave duke shitur më shumë me çmime më të ulëta, biznesmenët e vegjël të Vlorës, Fierit e të të gjithë Shqipërisë presin në dyqanet bosh janarin e tmerrshëm që i kërcënon me hijen e TVSH-së dhe tatim fitimit. Të cilët me siguri nuk e kanë marrë vesh akoma se për ta, për baret, restorantet, ushqimoret, floktoret, libraritë, rrobaqepësitë, kinkaleritë, çmimi i energjisë është rritur jo 13, po 22%. Ne protestojmë në emër të tyre. Sali Berisha i premtoi biznesit të vogël barrën më të ulët fiskale në botë për tu marrë votën dhe sot po u pret faturën më të lartë në historinë e këtyre 19 vjetëve pasi u ka marrë votën. Ne protestojmë duke i thënë Sali Berishës hap kutitë ose largohu gënjeshtar. Sepse në ato kuti fshihet vendimi i shqiptarëve për një politikë të re për biznesin e vogël. Ne sot protestojmë sepse Shqipëria që jeton jashtë oborrit të Familjes në Pushtet e ka të pamundur të festojë Krishtlindje e Vit të Ri. Në vend se të festojë kjo Shqipëri po përballet me mosmarrjen e rrogës së vigjiljes së Vitit të Ri. Ne protestojmë për këtë tallje të qeverisë me 110 mijë rrogëtarë të këtij vendi. Në vend se të mendojnë për dhuratat e fëmijëve për Krishtlindjet të gjithë prindërit që deri vjet merrnin edhe një rrogë tjetër shpërblim, për punën në shërbim të shtetit, nuk do të marrin as rrogën e përmuajshme, as rrogën e shpërblimit. Ne protestojmë në emër të tyre. Sali Berisha u bëri rritje rrogash punonjësve të këtij shteti për tu marrë votën dhe sot u fut dorën në xhep për tu marrë më shumë se çu dha. Ne protestojmë duke i thënë hap kutitë ose largohu gënjeshtar. Sepse në ato kuti fshihet vendimi i shqiptarëve për një politikë të re për administratën e shtetit shqiptar. Për një administratë të çliruar nga kthetrat e pushtetit. Për nëpunës e nëpunëse që i shërbejnë ligjit, qytetarit, të drejtës së shërbimit dhe lirisë së sipërmarrjes. Në vend se të presin festat për të kaluar ca ditë e net të ngrohta me fëmijët, nipërit e mbesat e tyre, 540 mijë pensionistët e këtij vendi presin me drithërim janarin kur nën derë do tu hyjë fatura e re e energjisë. Ne protestojmë në emër të tyre. Sali Berisha u bëri rritje pensionesh më të shkretëve të kësaj shoqërie dhe sot ua ka bërë zero rritjen e pensionit me çmimin e rritur të jetesës e me faturën e re të energjisë. Ne protestojmë duke i thënë hap kutitë ose largohu gënjeshtar. Sepse në ato kuti fshihet vendimi i shqiptarëve për një politikë të re për më të moshuarit. Për një politikë që nuk gënjen, po hap zemrën. Për një politikë që hallin që nuk e zgjidh, e qan me sinqeritet. A ju kujtohet motra e vëllezër sa herë ka dalë përpara popullit Sali Berisha për të thënë duke u gajasur, Mos dëgjoni ministrat e mi dhe askënd tjetër që ju thotë duhet rritur çmimi i energjisë, sa të keni Sali Berishën, nuk rritet çmimi? Dhe mos harroni, këtë jua ka thënë edhe përpara zgjedhjeve kur e kishte në sirtar firmën që kishte hedhur për rritjen e çmimit. Ne protestojmë duke i thënë hap kutitë ose largohu gënjeshtar. Sepse në ato kuti fshihet vendimi i shqiptarëve për një politikë të re për energjinë. Për burime të reja energjie që nuk varen nga korrupsioni e klientelat. Për ndarje të arsyeshme të barrës së çmimit. Për ndaljen e vjedhjeve dhe lehtësimin e atyre që e paguajnë dyfish sepse nuk e vjedhin energjinë. E dëgjuat çtha mbrëmë kompania që ka privatizuar shpërndarjen e energjisë. Çmimi që na ka dhënë shteti tha është i papranueshëm, duhet të jetë më i lartë ndryshe kompania rrezikon të falimentojë. Sali Berisha ka gënjyer edhe kompaninë me të cilën ka firmosur tjetër gjë dhe tani që e vërteta e frikshme e rrokullimës së ekonomisë e të kompanisë bashkë po ia nxeh karrigen ku është ulur, gënjen këtej e gënjen andej se sdi nga tia mbajë. Ne protestojmë duke i thënë hap kutitë ose largohu gënjeshtar. Sepse në ato kuti fshihet vendimi i shqiptarëve për një politikë të re me investitorët e investimet e huaja. Për import kapitalesh investuese duke hapur vende të reja pune dhe jo shitje të së ardhmes së vendit për përfitime të shpejta të pushtetit të interesave familjare. Për një Shqipëri të tregut të lirë jo për tregje të kapura. Në vend se të festojnë edhe ata si gjithë të tjerët, 46 mijë invalidë të harruar në këtë vend kanë muaj që smarrin atë që u takon me ligj dhe jo me përrallat që Sali Berisha ua tregoi si angazhime elektorale. Ne protestojmë në emër të tyre. I themi hap kutitë ose largohu gënjeshtar. Sepse në ato kuti fshihet vendimi i shqiptarëve për një politikë të re për më të pambrojturit. Për një qeveri që nuk tallet me ata që skanë zë, skanë dëgjim, skanë gjymtyrë apo fuqi të reagojnë. Për një qeverisje që ka gojë, veshë, sy, duar edhe për më të pambrojturit. Në vend se Krishtlindjet e Viti i Ri të sillnin pak më shumë gëzim për 800 mijë shqiptarët e pasiguruar, ata kanë marrë lajmin se për çdo trokitje tek mjeku do të paguajnë deri pesë herë më shumë. Sali Berisha u premtoi shërbim më të mirë shëndetësor për tu marrë votën dhe pasi u mori votën u preu faturën e re të pagesës për çdo vizitë. Ne protestojmë në emër të tyre. I themi hap kutitë ose largohu gënjeshtar. Sepse në ato kuti fshihet vendimi i shqiptarëve për një politikë të re për shëndetësinë. Për ti dhënë fund sistemit të falimentuar të sigurimeve dhe për të hapur epokën e sistemit shëndetësor universal. Për një shtet që ata që skanë nuk i le pas derës së spitalit, po u hap derën e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor. *** Ju kujtohet me siguri se sa herë ne e paralajmëruam Sali Berishën prej kohësh duke i thirrur publikisht të merrte masa antikrizë për të mbrojtur popullin, jo të bënte rrush e kumbulla paratë e popullit për të mbledhur votat për veten e tij. Fatkeqësisht, Sali Berisha nuk e dëgjoi as kambanën tonë dhe as kambanën e Fondit Monetar Ndërkombëtar. E fshehu krizën dhe i zhyti të gjithë në borxhin ekonomik që sot po troket në të gjitha dyert, duke bërë shpenzime të shfrenuara para e gjatë fushatës elektorale dhe duke e lënë vendin në rënie të lirë vetëm që të rrinte vetë në majën ku ka mbetur si gjel deti mbi kutinë e mbyllur të zgjedhjeve. Atyre që i mblodhi përdhunisht në Sheshin Skënderbej, me urdhra të paligjshëm drejtorësh e lista apelesh si ato të konvikteve të Enverit, me autobusë e trena nga të katër anët, duke bërë tym katër milionë euro për të bërë gjysmë ore miting kundër opozitës, sot ky gjel deti që svlen më për asgjë u merr lekët e Vitit të Ri nga xhepi sepse e ka bërë def arkën e shtetit për pushtetin e tij. U merr edhe shpërblimin e merituar sa një rrogë për punën që kanë bërë një vit dhe u fryhet me pompozitet duke u zgjatur një lëmoshë pasi u ka premtuar njëmijë dhurata marramendëse kur u mori votën. Marrëzia e tij për pushtet të përjetshëm e për para të madhe përmes korruptimit të pushtetit, ia ka shterur fuqitë ekonomisë shqiptare dhe ka provokuar një rënie agresive ekonomike, që me ndihmën e Zotit, mos ngjaftë kurrë me çka hequr ky vend kur ra nga fiku Saliu i Parë. Viti 2009 po mbyllet si mos më keq, por si kurrë më keq në më shumë se dhjetë vjetët e fundit, po fillon Viti i Ri, ndërkohë që leku ka njohur zhvlerësimin më të madh pas më shumë se dhjetë vitesh, duke vepruar si një taksë e fshehtë mbi çdo njeri që fut dorën në xhep. Ky zhvlerësim i lekut do të vazhdojë edhe në vitin 2010, kur shqiptarët do të ballafaqohen drejtpërdrejt me një rritje të mëtejshme të çmimit të jetesës, në çdo hap, në faturën e energjisë, në faturën e ushqimeve, në faturën e vizitave shëndetësore e të ilaçeve, në faturën e arsimimit të fëmijëve. E dini miqtë e mi çfarë th