Dialogu Kosove-Serbi Clinton takon Ashton

Kete e konfirmoi zedhenesja e Perfaqesues se Larte Maja Kocijancic.
Pas vizites se fresket te Clinton ne Ballkan me Ashton diskutuan per rajonin dhe te dy palet shprehen mbeshtetjen e tyre per dialogun mes Prishtines dhe Beogradit si dhe u vu re se pikepamjet e tyre mbi modalitetet e ketij dialogu konvergonin tregoi pas takimit zedhenesja e Ashton.
Por ndryshe nga sa pritej as Ashton dhe as Clinton nuk e permenden kete ceshtje ne deklaratat respektive per shtyp.
Ky ishte nje tjeter shans per te rifreskuar informacionin tone mbi te gjitha ceshtjet per te cilat punojme sebashku dhe per te cilat bashkepunimi mes Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara eshte kritik dhe thelbesor per objektivat vlerat dhe qellimet qe ndajme por edhe per angazhimin tone ne prekjen e disa ceshtjeve madhore me te cilat perballemi u shpreh baronesha Catherine Ashton.
Sic u tha ne jemi konsultuar nga shume prane dhe rregullisht per nje mori ceshtjesh per te cilat BE dhe SHBA ndajne te njejtin shqetesim deklaroi sekretarja Klinton.
Hillary Clinton u prit nga kreret me te larte te institucioneve europiane dhe me pas mori pjese ne mbledhjen e ministrave te NATO-s. Ajo ndodhet ne Bruksel pas nje vizite qe zhvilloi ne Bosnje Serbi dhe Kosove ku insistoi per nisjen e shpejte te dialogut teknik Prishtine-Beograd.