E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi policia perleshetme protestuesit lironhyrjen ne Akropol

ATHINE-Ka perfunduar me perleshje mes policise dhe punonjesve te ministrise se Kultures greke ne Akropol protesta e nisur prej dy ditesh ne zonen turistike ne Athine.
Nje grup punonjesish te perkohshem te ministrise greke te Kultures kane bllokuar edhe sot hyrjen e Akropolit ne Athine duke ndaluar turistet te vizitojne qendren kryesore arkeologjike kombetare. Por policia nderhyri dhe liroi hyrjen drejt objektit turistik te zene prej dy ditesh nga punonjesit. Gjate zhbllokimit policia hasi pengese nga punonjesit te cilet dhe u konfliktuan me efektivet. Per shperndarjen e tyre policia greke perdori gaz lotsjelles dhe me pas arrestoi disa punonjes.

Manifestuesit me ane te protestes kerkojne rinovimin e kontratave te punes dhe protestojne kunder pushimeve nga puna.
Mobilizimi i punonjesve ka nisur qe naten e se martes por pa i ndaluar turistet te vizitojne kodren e shenjte mbi te cilen ngrihet madheshtor Partenoni.
Ndersa dje manifestuesit mbyllen dyert kryesore ne hyrje te qendres arkeologjike qe zakonisht hapen ne 800 me oren lokale deri ne 1800.
Punonjesit kishin vene ne hyrjen kryesore nje banderole te madhe ku shkruhej Nuk do te paguajme ne per gabimet tuaja.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›