E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti dhe Vuçiç takim në Bruksel më 27 shkurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë një takim në Bruksel më 27 shkurt. Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ata do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

Fillimisht Borrell do të zhvillojë takime të ndara me dy liderët, ndërsa më pas do të mbahet edhe një takim i përbashkët.

Sipas njoftimit të BE, diskutimet do të përqëndrohen në propozimin e BE për normalizimin e marrdhënieve mes dy vende.

“Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë më 27 shkurt takime të veçanta me liderët e Kosovës dhe Serbisë, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dy udhëheqësit konfirmuan pjesëmarrjen”, thuhet në njoftimin e BE-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›