Tërmeti, presidenti Erdogan ka premtuar banesave të reja brenda një viti

Tërmet që përfshinë Turqinë dhe Sirinë kanë rritur ndjeshëm numrin e viktimave. Mbi 41 mijë të vdekur janë regjistruar në të dy vendet. Tashmë sfidë mbetet strehimi dhe ushqimi për të mbijetuarit që janë me qindra mijëra.
Të gjithë të prekurit nga tërmeti në Turqi kanë marrë një premtim nga Presidenti i vendit Rexhept Taip Erdogan se do tu dorëzojë atyre banesa të reja Brenda një viti. “Synimi ynë është që brenda 1 viti të fillojmë dorëzimin e banesave të reja në vend të atyre të shkatërruara, ku do të mund të banohet në siguri dhe qetësi.”, deklaroi të mërkurën presidenti Erdogan.
Ndërkohë mrekullitë kanë ndodhur në Turqi edhe pas 228 orësh, kur nga rrënojat e në qytetin Hatay u shpëtua nëna dhe 2 fëmijët e saj. Nëna, emri i të cilës mësohet se është Ela, u nxor e gjallë nga rrënojat bashkë me dy fëmijët e saj 228 orë pas tërmetit. Nëna dhe fëmijët u dërguan me ambulancë në spital.
Ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu ka deklaruar se vendasit që u larguan nga shtëpitë e tyre do të kthehet në qytetet e tyre pasi të përgatiten lokacionet me tenda dhe kontejnerë për ata që mbetën pa shtëpi. “Ndoshta viti i tyre i parë nuk do të jetë i njëjti si më parë, por ne do të përpiqemi të sigurohemi që nevojat e tyre të plotësohen”, shtoi ai. Soylu tha se deri më tani ndihma fillestare financiare prej 10 mijë lirash (530 dollarë) u është dhënë afër 336 mijë familjeve. Ai hodhi poshtë pretendimet se ka një shpërthim të sëmundjes akute intestinale në zonat e goditura nga tërmeti, duke shtuar se Ministria e Shëndetësisë është vigjilente ndaj çdo epidemie. Soylu tha se rreth 200 mijë tenda janë dërguar në zonën e tërmetit si strehimore e përkohshme dhe se shumë prej tyre tashmë janë ngritur. Ai po ashtu njoftoi se rreth 100 mijë tenda të tjera do të dërgohen së shpejti. Ai bëri me dije se kuzhinat me ushqim falas në zonën e tërmetit duhet të jenë të qëndrueshme për të paktën një vit.