E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak udhëton sot drejt Beogradit, takohet me Presidentin Vuçiç

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak udhëton këtë të premte (12 maj) drejt Beogradit për t’u takuar me Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryenegociatorin Petar Petkoviç.

Vizita e Lajçak në Serbi, vjen një ditë pas udhëtimit në Kosovë, ku u takua me Kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi. Gjatë këtij takimi, Lajçak vuri theksin te rëndësia e kuptimit të hapave të ardhshëm për dialogun mes dy vendeve.

Ndërsa kryeministri Kurti kërkoi zbatimin e plotë dhe të përpiktë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër.

Sakaq, po ditën e enjte (11 maj), Lajçak u takua edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe ku biseduan për situatën politike dhe të sigurisë në zonën e Kosovës.

Lista Serbe shprehu shqetësimin “për çështjet e hapura që zgjidhen me lëvizje të njëanshme të Prishtinës dhe dhunën institucionale përmes keqpërdorimit të institucioneve dhe njësive speciale të armatosura që ngacmojnë serbët pa asnjë arsye”.

“Sa i përket kapjes së tokës serbe nga nikoqirët serbë në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq, ne paralajmëruam se ky është një proces i paligjshëm dhe se qytetarët së bashku me pronarët e pronave do t’i kundërshtojnë këto lëvizje banditë të Prishtinës me të gjitha mjetet demokratike”, deklaroi lista Srpska, raporton Tanjug.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›