E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shefja e USAID: Formoni urgjentisht ZSO, ky është një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve

Shefja e USAID, Samantha Power ka deklaruar se formimi i Unionit të Komunave Serbe është hap kyç që duhet të ndërmerret për të siguruar vazhdimësinë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Power thekson se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërsa shprehu nevojën për arritjen e kompromisit dhe normalizimit të marrëdhënieve.

“Ka një nevojë urgjente për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Është e rëndësishme të shkëmbehen ide dhe të arrihet një kompromis në mënyrë që normalizimi të mund të vazhdojë, i cili përfundimisht do të rezultojë në njohje reciproke“, tha Power, raporton Tanjug.

Ajo shtoi se normalizimi politik do t’i hapë dyert e integrimit ekonomik që do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të Serbisë e të Kosovës, por edhe për sipërmarrësit që dëshirojnë që produktet e tyre të jenë në dispozicion për më shumë njerëz jashtë Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›