E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë pas 16 janarit

PRISHTINË - Bisedimet teknike Kosovë-Serbi, në Bruksel, pritet të vazhdojnë pas 16 janarit, pas tetë raundeve të zhvilluara gjatë vitit 2011.

Ndërkohë që pritet caktimi i datës, vazhdimin e bisedimeve e kanë paralajmëruar udhëheqësit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në deklarata për media, sipas të cilave, në raundin e nëntë do të diskutohen çështjet që tashmë janë në axhendë, bashkëpunimi rajonal, energjia dhe telekomunikacioni.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e fundvitit të qeverisë, deklaroi se "ne do të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm në angazhimet edhe të vitit 2012, që çështjet që janë të diskutueshme në kuptimin teknik, me lehtësimin dhe prezencën e Bashkimit Europian dhe SHBA-së, të punojmë me përgjegjësitë më të larta që t’i kemi zgjidhjet e pranueshme teknike, jashtë ndikimeve politike, por të modelit evropian".

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›