Dialogu Rama-Berisha, dritë në fund të tunelit

Në fund të takimit mes liderëve politike Berisha- Rama, ajë që vlerësohet është fillimi i dialogut. Këtë ka përshëndetur dhe theksuar edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi gjatë komunikimit me median pas përfundimit të takimit.
Si organizuesi i tryezës, kreu i shtetit Topi ka deklaruar se pavarësisht mungesës së rezultateve që në këtë takim të parë, duhet çmuar angazhimi i të gjithë palëve për të vazhduar dialogun.
Në këtë takim nuk është përcaktuar një axhendë e saktë bisedimesh, por i është lënë si detyrë presidentit të vazhdojë të eksplorojë, pikat ku palët mund të gjejnë gjuhën dhe mund të bashkëpunojnë.
Por edhe pse ka zgjatur për më shumë se 3 orë, takimi i protragonistëve të skenës politike shqiptare, kryeministrit Sali Berisha dhe nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi si përfaqësues të maxhorancës dhe kryesocialistit Edi Rama dhe kreut të Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi si përfaqësues të opozitës, çështja e kutive vazhdon të mbetet problemi që mban larg konsensusin. Vetë kryeministri Sali Berisha ka përsëritur pas përfundimit të bisedimeve se nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave , por ofron konsensus për amendimin e kodit zgjedhor.
Ndërkohë që nga ana tjetër në një komunikim me median në seline e PS-së, Edi Rama ka theksuar se nuk mund të ketë kompromis pa hapur kutitë e votimit.