Dialogu, Stefanoviç: Pengesa më e madhe, e drejta pronës

Shefi i ekipit negociator serb Borko Stefanoviç ka deklaruar se jetësimi i të drejtës së pronës është pengesa më e madhe në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Në një conference për mediat, Stefanoviç ka thënë se për jetësimin e të drejtës së pronës duhet të zgjidhen problemet me kadastrën.
Ai ka thënë se kadastra kosovare është me të dhëna shumë problematike dhe se për 11 vjet në Kosovë janë zgjidhur vetëm 7.7 për qind të kontesteve të pronësisë dhe 72 raste të vjedhjes së pronës, e që sipas tij është një nga arsyet pse nuk ka kthim të të zhvendosurve.