E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu i Enverit me babain e Bufit: Mehmeti, jo si shefi i KGB

Sokrat Bufi

Mehmeti sabotoi direktivën për ti qethur delet dy herë në vit

Ai operon fshehtas kundra metodave sovjetike

Mehmet Shehu është karrierist dhe lufton të eliminojë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë. Pohimi tronditës i denoncuar më parë në letrën që Bufi i ka adresuar KQ nga Moska, përshkon fund e krye takimin e tij me Enver Hoxhën në zyrën e këtij të fundit në Tiranë. Në numrin e kaluar zbardhëm kronologjinë e dëshmive me të cilat ish-studenti i Shkollës së Partisë penalizonte Shehun për qëndrime antiparti. Duke veçuar disa syresh, Bufi përmendte para Hoxhës praktikat e ish-ministrit të Brendshëm për të vënë organet e Sigurimit mbi ato të Partisë. Ka arritur deri aty, shpjegohej ai, duke iu referuar kohës kur kryente detyrën e sekretarit të Parë të Fierit, sa çdo procedurë për tu punësuar në një ndërmarrje duhej patjetër të miratohej në Degën e Brendshme. Rast të paprecedentë, vlerësonte letërshkruesi, braktisjen që Shehu i kishte bërë një takimi me veteranë të Mallakastrës, të cilët kërkonin ndërhyrjen e tij për trajtimin sipas meritave në luftë. Në vijim, Bufi rreshtonte fakte edhe më të rënda të cilat i kishte konstatuar gjatë periudhës kur studionte në Moskë. Aty kishte vërejtur se pjesa më e madhe e dokumenteve të Partisë me emrin e Enver Hoxhës ishin të përgatitura nga Mehmet Shehu. Sakaq, një kryeartikull i gazetës Zëri i Popullit për ditëlindjen e komandantit shkruar nga Mehmet Shehu, sipas letërshkruesit, mohonte rolin e Enverit në themelimin e Partisë dhe e cilësonte atë si një komunist të thjeshtë. Pjesa në vijim i përket ballafaqimit në Sekretariatin e KQ, ku Bufi nuk ndryshon qëndrim, por shton detaje të tjera për veprimtarinë antiparti të Shehut…

SOKRAT BUFI: Për metodat sovjetike unë e ngre nga ana parimore. Shoku Mehmet tha se këto metoda duhen marrë me ngadalë. Në një kohë kur partia ka thënë që metoda e mbjelljes së misrit me fole katrore të vihet në zbatim menjëherë. Po kështu, edhe për metodën e qethjes dy herë në vit të deleve…
ENVER HOXHA: Partia e ka shtruar drejt këtë çështje. Në rast se ti si sekretar i Parë e ke shtruar në mënyrë të tillë, pra, o burra ti qethim delet dy herë në vit, ke bërë gabim të madh. Këto vërtetë janë metoda sovjetike, por për zbatimin e tyre duhet të kalojnë 5, 6 apo 7 vjet. Nuk mundet menjëherë ti qethësh delet dy herë në vit, se këtu ke të bësh me fshatarësinë. Në fakt, ne po ecim me kujdes, bile edhe në ndërmarrjet bujqësore. Edhe për misrin me katrorë ka vende që këto janë futur si metodë e re, po ka vende të tjera që akoma nuk po e aplikojnë. Duhet bindur fshatarësia. Prandaj, kur thotë Mehmeti se duhet ecur me bindje, ti thua se na qenka kundra metodave sovjetike. Jo more djalë i mbarë. Njerëzit nuk janë të ngritur, duhet punuar sa të bindet anëtari i Partisë në fshat se nuk duhet të shkojë në kishë e xhami, sa të mësojë alfabetin. Marksizmi është kundra vajtjes së komunistëve në xhami ose mbajtjes së Ramazanit. Për sa i përket asaj që Mehmeti ka shkruar në gazetë për ditlindjen time e që ti e ke cilësuar provokacion, nuk mund të ishte kurrë i tillë. Edhe po të jetë shkruar ndonjë fjalë gabim mund të kritikohet shoku që ka gabuar dhe jo të lidhej kjo me çështjen e tradhtarit Beria.
SOKRAT BUFI: Kam vënë re disa raste në Fier që nga Dega e Brendshme duhet të merret aprovimi për kuadrin e uzinës së pambukut.
ENVER HOXHA: Në rast se Zymer Jarina (në atë kohë kryetar i Degës së Brendshme-shënim i red.) ta hipën ty mbi kokë, pse nuk njofton KQ? Mos akuzo Mehmetin për këtë çështje, për gjëra që ai nuk i ka faj. Ty Byroja Politike të ka dhënë platformën dhe po të kesh parë te Zymeri, tendenca të tilla dhe nuk i ke luftuar, je ti fajtor si sekretar partie. Kuadrin e uzinës e vendos sipas nomenklaturës së KQ. Ministria e Brendshme nuk ka të bëjë fare këtu, apo ke pasur frikë nga Zymberi ti? Zymeri ka gabuar dhe në rastin e tij duhej qëndruar. Pse nuk ke njoftuar KQ se Zymer Jerina ka bërë këto gjëra?
SOKRAT BUFI: Edhe tani që vajta në Fier, sekretari i organizatës bazë të Partisë më tha se vazhdon të veprohet kështu nga Dega e   Brendshme. Kjo nuk lë asnjë njeri të hyjë në uzinë, as me autorizimin e drejtorit apo të sekretarit të Partisë.
ENVER HOXHA: Kjo është një çështje tjetër. Është vendosur nga Byroja Politike që në objektet e rëndësishme industriale asnjë njeri të mos hyjë pa kontroll, ndryshe armiku do na kishte hedhur fabrikat në erë. Çështja e kuadrit është tjetër punë…
SOKRAT BUFI: Mundet që në këto raste policia të merret vesh me përgjegjësin e punës.
ENVER HOXHA: Ti duhet të reflektosh për këto gjëra dhe të bësh autokritikë. Si mund të arrish në konkluzionin që për Tukun, që ka bërë gjithë këto gabime të thuash se nuk janë të mëdha dhe dënimin e tij e gjen të rëndë? Si arrin të thuash për Mehmetin që këto janë provokacione? Përpara gabimeve të Tukut ti je i butë, kurse për gjëra pa asnjë bazë te Mehmeti arrin në këto konkluzione kaq të gabuara. Ne kemi bërë mirë që nuk të lamë të shkoje në shkollë. Si mund të shkosh ti atje me këto pikëpamje kaq të gabuara.
SOKRAT BUFI: Më duket një gjë shumë e rëndë që të mos vete në Shkollën e Partisë.
ENVER HOXHA: Pse nuk duhen parë si gjëra të mëdha, kur del dhe thua se një nga shokët më të mirë të udhëheqjes është provokator?  Pastaj flet për artikullin mbi mua, për metodat sovjetike etj. dhe nxjerr nga këto se një anëtar i Byrosë Politike është antisovjetik.
SOKRAT BUFI: Kam thënë se në këto raste shprehjet e tij nuk kanë qenë të drejta.
ENVER HOXHA: Në mendimet e tua ka një evolucion. Përpara tek ty për Mehmetin ishte çështja e artikullit tim, pastaj çështja e Xhakos, e Ritës. Më vonë kur më thotë Manushi këto gjëra i ke lidhur me çështjen e Beries. Kishe bërë pastaj edhe letrën tënde,   ku vije në dukje dyshimet e tua për Mehmetin, atëherë si janë këto? Ti nuk i ke pasur vetëm këtë gjë përpara, për pikëpamjet e tua mua më kanë raportuar shokët.
SOKRAT BUFI: Këto gjëra nuk janë shtruar në organizatë, asnjëherë nuk është shtruar çështja ime në organizatën e shkollës.
ENVER HOXHA: Shoku Manush të ka thirrur, ka biseduar dhe ti akoma nuk ke reflektuar. Ti duhet të reflektosh. Je dakord kështu?
SOKRAT BUFI: Dakord jam.
ENVER HOXHA: Kështu do të ndreqesh plotësisht…
SOKRAT BUFI: Nuk di që në Moskë të ketë pasur gjëra të tjera, do të ishte mirë që këto të më ishin shtruar.
ENVER HOXHA: Po ia ke thënë ti që këtë nuk e ka bërë komandanti (është fjala për një dokument të KQ), po Liria me Ramizin. Për këtë gjë të ka thirrur edhe Beqiri e megjithëkëtë ti prapë në këtë pozitë mbete. Atëherë si të të thërrasin ndryshe? Ti nuk u sqarove dhe as tani nuk je sqaruar dhe ke lidhur çështjen e Mehmetit me atë të Beries. Ti ke thënë se do të vete të pyes sekretarin e Partisë së shkollës se ku është Enver Hoxha, çështë bërë me të. Çka ngjarë me Enver Hoxhën sipas teje?
SOKRAT BUFI: Po ne kishim një muaj e gjysmë që nuk kishim marrë asnjë lajm nga Shqipëria dhe ishte çështja e raportit të Plenumit të tetë. Me këtë rast doli se këtë nuk e ka bërë Enver Hoxha. Ramizi na tha që këtë raport mund të mos e ketë bërë komandanti.
ENVER HOXHA: Po ja e pranojmë që ka faj Ramizi, po e beson ti që nuk e ka bërë komandanti?
SOKRAT BUFI: Ky është gabim.
ENVER HOXHA:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›