E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, Gaqo Dumka kërkon gjykim të shkurtuar

Gaqo Dumka pas arrestimit për krimin

KORÇE – Braktiset i moshuari i akuzuar për vrasjen dhe copëtimin e trupit të 42-vjeçares nga Bilishti, Liljana Arapi. Gaqo Dumka është shprehur gjatë seancës së parë për gjykimin e tij se nuk ka mundësi të paguajë avokatin për tu mbrojtur. Dua të mbrohem me avokat, por skam ta paguaj. Do pranoj që të ma paguajë shteti, pohoi i akuzuari për masakrën e 11 gushtit. Dje, në sallën e gjyqit, përveç të moshuarit nuk ka qenë prezent asnjë nga familjarët apo të afërmit e tij, ndërsa i moshuari ka kërkuar gjykimin me proces të shkurtuar. Sipas avokatit mbrojtës të Dumkës, pas konsultave me të pandehurin, ky i fundit ka pranuar që të paraqesë para trupit gjykues kërkesën për gjykimin me procesin e shkurtuar. Me zërin e ngjirur dhe dëgjimin e dobësuar, Dumka ka konfirmuar para togave të zeza se është dakord për tu gjykuar me proces të shkurtuar dhe seancën tjetër pritet të jepet vendimi për të.                   dh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›