Dialogu të nisë sa më parë

Ajo ka thënë se po bëjmë çmos që dialogu sa më parë të nisë, shkruan “Blic” i Beogradit.
Siç ka thënë për mediat serbe zëdhënësja e Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE–së ditë më parë ka biseduar me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi .
Por ajo nuk ka saktësuar se kur do të caktohet raundi i ri i dialogut.
“Puna në raportin ka nisur , por meqenëse deri atëherë do të ketë edhe më kontakte, deri në momentin e fundit do të presim të shohim të gjitha informacionet për progresin në mënyrë që raporti të prezantojë realisht gjendjen e fundit”, ka thënë Kociançiç, transmeton, Indeksonline.
Ajo ka shtuar se Catherine Ashton ka theksuar se është me rëndësi që të dyja palët, edhe Beogradi edhe Prishtina, plotësisht të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me dialog.