Herët për kandidatë
Asnjë parti politike ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin për President të ardhshëm, ndërkohë që disa prej tyre po kërkojnë që zgjedhjet të mbahen brenda këtij viti.
Tri partitë e mëdha, PDK, LDK dhe Vetëvendosje deri më tash nuk e kanë përmendur asnjë emër të tyre për Shef të Shtetit.
Vetëvendosja nuk e sheh të arsyeshme të merret me emrat për President, pasi thotë se hapat që janë ndjekur deri më tash janë të gabuar.
Kjo parti kërkon që Kosova të vazhdojë të mbetet Republikë parlamentare dhe jo Presidenciale dhe që shefi i shtetit të vazhdojë të votohet në Kuvend.
Por, partitë e tjera që e përkrahin idenë e zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale, deklarojnë se nuk janë duke u marrë me çështjen e emrave.
Deputeti i PDK’së, Zenun Pajaziti ka thënë se aktualisht partia e tij nuk e ka në agjendë ndonjë kandidat për President.
Por, ka thënë se në momentin që krijohen rrethanat, PDK’ja do të dalë me kandidatin për kreun e Shtetit.
“Ne momentin e duhur, PDK’ja do të ketë propozimin e saj që do të dalë nga forumet e partisë. Aktualisht për ne nuk është çështje që duhet të merremi në këtë kohë”, ka thënë Pajaziti.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...