Diamanti me vlerë 50 milionë dollarë del në ankand
Diamanti i humbur prej 34.65 karatesh i gjetur pak kohë më parë do të dalë në ankandin e Christie, shkruan Corriere della Sera.
Diamanti ka qenë pjesë e trashëgimisë së familjes Renato Angiolillo, senatorit italian, dhe prej shumë kohësh është mbajtur nga Maria Girani Angilillo.
Në vitin 2009, diamanti, së bashku me 22 thesare të tjera të familjes u zhdukën duke u gjetur 2 vjet më vonë.
Tani, pas rigjetjes, diamanti me vlerë të jashtëzakonshme do të shitet në ankandin njujorkez, Christie.