Diana Çulit, ‘Urdhri i Meritës së Republikës së Italisë’

Shkrimtares shqiptare, Diana Çulit, i akordohet titulli “Urdhri i Meritës së Republikës së Italisë”, në emër të Presidentit të Republikës së Italisë Giorgio Napolitano. Titulli iu dorezua nga ambasadori Italian në Tiranë Masimo Gaiani në qytetin e Durrësit.
Ky titull i jepet për veprimtari të shquar ndaj shtetit italian në fushën e letërsisë, arteve, ekonomisë si dhe për kryerjen e detyrave publike apo të veprimtarive shoqërore dhe humanitare. Shkrimtarja Diana Çuli ka vendosur ne disa prej romaneve të saj ngjarjet mes Italisë dhe Shqipërisë, si dhe ka botuar në gjuhën italiane romanet “Të shkruash mbi ujë, dhe Ëngjëj të dashur”.