E Hënë, 2 Nëntor 2026

Diaspora nis votimin/ Rama: Mirënjohje atyre që do votojnë, ua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një familjeje që pozojnë me zarfin e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Rama deklaroi se do t’ua shpërblejë votën votuesve në diasporë, me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030.”-shkruan Rama.

Faleminderit me mirënjohje, vijon mesazhin e tij Rama, “dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›