Diaspora protestë për vendimin e Gjykatës së Hagës ndaj ish krerëve të UÇK-së / Ja ku do të mbahet protesta në 26 shtator

Më 26 shtator, në Ulmë të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, do të organizohen protesta nga Diaspora shqiptare.
Këto protesta kanë qëllim kundërshtimin e vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Gjermani protesta do të zhvillohet nga ora 18:30, ndërsa në Finlandë me fillim nga ora 17:00
Protesta është e organizuar zyrtarisht, me organizator dhe me leje nga autoritetet e qytetit.