E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamur Noka: Edi Rama i mban të nënshtruar socialistët! I zhyt në batak, e më pas i “lë pa zë” me presione

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka deklaruar se mënyra se si kryeministri Edi Rama i mban të nënshtruar socialistët, është me presione dhe duke i zhytur në batak, që më vonë ia përdor si presion për t’i “lënë pa zë” reagimi.

Pyetje: Më bën përshtypje si asnjë socialist nuk është shprehur i alarmuar nga situata me SHISHS dhe Hysenin, të paktën Spiropali duhet të reagonte ose të heshtë përgjithmonë

Flamur Noka: Koment i duhur në kohën e duhur. Ka kapur thelbin. Rama vjedh votat për të vjedhur në pushtet dhe vjedh në pushtet për të blerë votat. Rilindasit janë një sekt kriminal, ecin me filozofinë: çudia më e madh 3 ditë zgjat.

Në qeverinë e Ramës nuk flitet për ligj, rregulla, moral, por për kartona, Shqipëria shitet e blihet, ka kartonat, nuk ia ndjen për qytetarët dhe vullnetin e tyre. I ka blerë një pjesë, një pjesë i ka marrë përdhunë. Sa kohë është në rregull kartelet dhe krimi i organizuar është në rregull, pasi ka sigurinë e votave.
Sot nuk ka parlament e qeveri, janë thjeshtë oborrtarë.

Spiropali u mundua të bëjë oponencë, i hynë me presione si të ishte bandit, e kapën për fyti dhe i iku zëri. Rama i zhyt të gjithë në batak dhe kur duan të ngrenë zë i kap për fyti. Nuk i mban bashkë partia, por pazaret.
Ka kaq skandale, Belinda, Ron Yeffet, asnjë ndjeshmëri, duan t’i kalojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, por nuk do ta kalojnë dot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›