“Diaspora voton PS dhe Edi Ramën”, mesazhi i deputetit në Pisa: Bashkimi ynë, forca jonë

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Florenc Spaho, një nga deputetët më të rinj në Kuvend, i zgjedhur në Qarkun e Elbasanit, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët tanë në Pisa (Itali).
I veshur me një bluzë me logo ku shkruhet: “Diaspora voton PS dhe Edi Ramën”, Spaho dërgoi mesazhin për mbështetjen nga diaspora të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.
“Diaspora është zemra e kombit tonë jashtë kufijve dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet”, deklaroi Spaho në fjalën e tij, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së shqiptarëve jashtë vendit në vendimmarrjen politike.
Në Pisa, ai theksoi domosdoshmërinë e ndërtimit të urave të forta midis Shqipërisë dhe diasporës, duke i konsideruar ato si një aset të çmuar për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Takimi në Pisa shënoi një moment kyç në fushatën për fuqizimin e votës së diasporës.
“Bashkimi ynë është forca jonë. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë,” përfundoi Spaho.

/r.e/