Dibër-Pogradec, tre persona humbasin jetën
Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shënuar dy ngjarje të rënda, ku për pasojë tre persona kanë humbur jetën.
Në Dibër, dy të rinj, motër e vëlla, kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërsa nëna e tyre ka mbetur e plagosur rëndë.
Viktimat jane Dorian Kurti 21 vjeç dhe Nexhmije Kurti 17 vjeç. Ende nuk janë të qarta motivet e shpërthimit që u ka sjellë atyre vdekjen. Deri më tani, dy janë pisat: shpërthimi i tritolit, ose e bombulës së gazit.
Ngjarja tjetër e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 35-vjeçare është masakruar dhe vrarë në mënyrë barbare në një dhomë hoteli.
Viktima është Mirela Spahiu, nga fshati Dunica i Pogradecit, e divorcuar dhe me dy fëmijë.
Policia bëri me dije se ka arrestuar pak orë pas krimit të dyshuarin për vrasjen, Halim Hykellarin, 60- vjeç, nga fshati Gështenjas.
Burime pranë policisë bënë me dije se 35-vjeçarja kishte një marrëdhënie me 60-vjeçarin. Të dy ata e kishin kaluar mbrëmjen në të njëjtën dhomë hoteli ku ndodhi krimi. Mësohet se i dyshuari Hykellari e ka masakruar 35-vjeçaren me çekiç dhe me armë të tjera të ftohta, ndërsa më pas i ka përplasur kokën asaj në krevat. Viktima u gjet nga pastruesja e hotelit.