E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, vritet brenda ambienteve të shkollës 17-vjeçari

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Dibër. Një 17-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë në ambientet e shkollës.

Policia bëri me dije se 17-vjeçari K.Bërdulla është qëlluar në ambientet e shkollës profesionale në Peshkopi dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është një tjetër 17-vjeçar, E.Reçi, i cili mendohet se ka qenë shok me viktimën.

Policia e ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Krimet në ambientet brenda shkollës janë bërë një fenomen shqetësuar dhe pavarësisht premtimeve, shteti deri më tani ka qenë I pafuqishëm për parandalimin e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›