Vrasja e argjendarit në Tiranë, arrestohet i riu nga Kosova
Share
Policia bëri të ditur se ka arrestuar 27 vjeçarin nga Kosova, Nexhat Mulaj, si të akuzuarin kryesor për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj më 21 tetor në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë pranë Dispanserisë në Tiranë ku 62-vjeçari Rrapo Sinanaj u qëlluar me armë pasi i bëri rezistencë grabitësit të armatosur që hyri në dyqanin e tij. Policia thotë se pista kryesore është vrasja gjatë grabitjes. Sinanaj u qëlluar tre herë me pistoletë.