Diçka djallëzore po ndodh me divorcin Cruise-Holmes
Manjati i mediave, Rupert Murdoch, shkroi në Twitter se duhet ndjekur me kujdes divorci mes Tom Cruise dhe Katie Holmes. Ai e quajti fenë e Tom Cruise, Scientology, diçka të frikshme dhe djallëzore.
Tetëdhjetëvjeçari tha se pasuesit e kësaj feje, të quajtur Scientology, kanë diçka djallëzore.
Paralajmërimi i tij vjen në një moment kur vetë Holmes pretendon se çdo lëvizje e saj është gjurmuar nga një grup njerëzish misteriozë. Ajo beson se ata janë dërguar për të spiunuar nga kulti në fjalë.
Tom Cruise është numri dy ose tre në këtë kult kaq të rrezikshëm, shkroi Murdoch. Ai tha se shumë para janë të implikuara në këtë kult të çuditshëm.
Katie Holmes, 33 vjeç, ka dorëzuar dokumentet për divorc me 49 vjeçarin Tom Cruise, me të cilin kishte pesë vite martuar.
Ndërkohë, njerëz të panjohur në dy makina po e ndjekin nga pas Holmes që kur dorëzoi dokumentet.
Holmes kërkon kujdestarinë për vajzën, Suri. Divorci nuk njihet nga doktrina e Scientology. Ky kult beson se çështjet mund të zgjidhen me dialog.
Por vetë themeluesi i këtij kulti, L.Ron Hubbard është martuar tre herë.